FSHATI GERNQAR; KLLOKOT | SASHA KRÇMAREVIÇ (SASA KRCMAREVIC) U ARRESTUA; U PËRPOQ TË VRISTE VËLLANË SRDJAN KRÇMAREVIÇ (KRCMAREVIC) ME THIKË I CILI ËSHTË PUNONJËS I POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 1 min read
Fshati Gernqar, Kllokot, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sasha Krçmareviç (Sasa Krcmarevic).
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në përpjekje për vrasjen e vëllait me armë të ftohtë (thikë), z. Srdjan Krçmareviç (Krcmarevic), i cili, ka mbetur i plagosur; u dërguan Spitalin Rajonal Gjilan.
Viktima e plagosjes është punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Dhunë në familje”.
2- “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)































Comments