top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI DRASHOVICË; VLORË | NË ASKIDENTIN E MBRËMSHËM AUTOMOBILISTIK MBETËN TË VDEKUR ADI ALUSHAJ DHE ESAT BRAHIMAJ; I PLAGOSUR MBETI ANDERA BEGAJ I CILI VDIQ NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Fshati Drashovicë, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Në një aksident automobilistik mbetën të vdekur dy veta.

2- Një i tretë mbeti i plagosur.


Shkaqet dhe dinamika e aksidentit automobilistik janë nën hetim penal paraprak.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Të vdekur mbetën:

1- Z. Adi Alushaj.

2- Z. Esat Brahimaj.


I plagosur mbeti:

1- Z. Andera Begaj, por, vdiq më vonë në spital.


Njoftim | Më datë 22.03.2026, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit A. A., 28 vjeç dhe E. B., 51 vjeç, të dy banues në Vlorë.


Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën në vendngjarje, ndërsa më vonë ndërroi jetë në Spital edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page