top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI CUDHI; KRUJË | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE (RAJONI DURRËS-KAVAJË) ARRESTOI PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT ELSON LEKA; 65 RRËNJË HASHASH + ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 11
  • 2 min read
ree

Fshati Cudhi, Krujë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) arrestoi:

1- Punonjësin e Policisë së Shtetit Elson Leka.


Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. L., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fushë – Krujë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.


Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, ku nga hetimet proaktive me metoda speciale dyshohet se pununonjësi i policisë në bashkëpunim me vëllain e tij Ç. L., (i shpallur në kërkim), rreth orës 11:30 kanë qenë të pranishëm në një zonë pyjore në Njësinë Administrative Cudhi, Krujë, ku janë konstatuar parcela me 65 bimë narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva”.


Pasi kanë konstatuar praninë e policisë janë larguar për ti shpëtuar kapjes.


Nga kontrolli fizik iu gjetën dy armë zjarri tip pistoletë të markës “TT” dhe një sasi fishekë.


Gjatë kontrollit të banesës gjithashtu u gjet një sasi tjetër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.


Për ankesa me Whatsapp 0694151511.


Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page