AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE ARRESTOI PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT ARBEN METAJ ME DETYRË SHEF I KUFIRIT TË GJELBËR KAKAVIJË NË DVKM GJIROKASTËR | AKSIDENT KU MBETI E VDEKUR KOSTULLA HARITO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4
- 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) arrestoi:
1- Z. Punonjësin e Policisë së Shtetit Arben Metaj me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbër Kakavijë në DVKM Gjirokastër.
Ai konsiderohet i përfshirë në askidentin automobilistik të ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë” pranë fshatit Grapsh ku mbeti e vdekur:
1- Znj. Kostulla Harito, pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë.
Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndëruar jetë. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments