FSHATI CARRALEVË; LAGJJA “KASTRATI”; SHTIME | XHAVIT BOKA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME AUTOMJET BUJQËSOR; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 17
- 1 min read

Fshati Carralevë, Lagjja “Kastrati”, Shtime, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Xhavit Boka, me moshë 45 vjeç, u përfshi në aksident automobilistik me automjet bujqësor.
Për pasojë, vdiq.
Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet e vdekjes.
Hetimet penale paraprake janë duke u zhvilluar mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.
Njoftim | Ju njoftojmë se më datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, Policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë.
Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime.
Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, thuhe në njoftimin zyrtar të Policisë së Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments