GJAKOVË | NIKOLLË PREKAJ U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR KOMBËTAR “KLINË-GJAKOVË” (DIKU AFËR RESTORANTIT “KALAJA”); VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Nikollë Prekaj, me moshë 66 vjeç, u përfshi në aksident automobilistik, ndërkohë që ishte duke drejtuar një automjet tip “VW Polo” në aksin rrugor kombëtar “Klinë-Gjakovë”, diku afër restorantit “Kalaja”.
Për pasojë, vdiq.
Kufoma e tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi, me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments