top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BULGAREC; KORÇË | U ARRESTUAN TAULANT GJATOLLI DHE ANDREA BARMASHI; TREGTARË DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Fshati Bulgarec, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Taulant Gjatolli.

2- Z. Andrea Barmashi.


Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.


Në vijim të veprimeve për këtë rast, në kuadër të operacionit të koduar "Porta", u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. B., 35 vjeç, banues në Korçë, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";


T. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, aktualisht me masë “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.


Shtetasi T. Gj. u kap në flagrancë, në lagjen nr. 18., Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat sapo ia kishte marrë shtetasit A. B., me qëllim shitjen në qytet.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page