top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BORSH; HIMARË | U ARRESTUAN ELKSHI XHEMALI; KNIDI TRUJA; ANTONIO CANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Elkshi Xhemali

Fshati Borsh, Himarë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elkshi Xhemali, me moshë 25 vjeç, banues në Selenicë.

2- Z. Knidi Truja, me moshë 23 vjeç, banues në Vlorë.

3- Z. Antonio Cani, me moshë 19 vjeç, banues në Vlorë.


Njoftim | Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë 12.07.2026, në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar "Shuma".


Në kuadër të operacionit u identifikuan, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

 

E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë;

 

K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë;

 

A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.


Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.


Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin", njoftoi sot policia.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page