FSHATI BORIÇ I MADH; MALËSI E MADHE | U ARRESTUAN KOL NARKAJ; VALENTIN KUVENDAJ; XHULJANO CERAJ; FAIK MUSELAJ; FATMIR KAJOSHAJ; SHTËPI HASHASHI (771 RRËNJË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 3 min read

Fshati Boriç i Madh, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kol Narkaj, me moshë 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh.
2- Z. Valentin Kuvendaj, me moshë 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi.
3- Z. Xhuljano Ceraj, me moshë 24 vjeç, banues në Zagorë.
4- Z. Faik Muselaj, me moshë 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj.
5- Z. Fatmir Kajoshaj, 58 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftim | Malësi e Madhe.
Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.
Vihet në pranga një 35-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.
Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.
Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.
Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xh. C., 24 vjeç, banues në Zagorë; F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe F. K., 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.
Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments