top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BARDHAJ; SHKODËR | MHILL SHPATI U ARRESTUA; BASHKËPUNËTOR NË KULTIVIMIN E 10274 RRËNJËVE HASHASH NË FSHATIN KIR; GJYKATA E SHKODRËS I KISHTE SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 7, 2025
  • 2 min read

Fshati Kir, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mhill Shpati, me moshë 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

 

Arrestimi i tij vjen pas arrestimeve të:

1- Z. Arben Shpati, me moshë 34 vjeç.

2- Z. Pavlin Shpati, me moshë 41 vjeç.

3- Z. Aurel Fejzo, me moshë 23 vjeç.


Pas shpalljeve në kërkim policor të:

1- Z. Gjovalin Shpati, me moshë 37 vjeç.

2- Z. Artan Shpati, me moshë 30 vjeç.

3- Z. Aleksandër Shpati, me moshë 34 vjeç.

4- Z. Fatmir Shpati, me moshë 34 vjeç.

5- Z. Aleksandër Rrasa, me moshë 23 vjeç, të gjithë banorë të fshatrave Bardhaj dhe Grude e Re.


Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Forest 1”.


Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:


-M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page