top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BARDHAJ; GRAMSH | AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR “KABASH-POROÇAN” - NË AFËRSI TË FSHATIT BARDHAJ; DËSHIRA HOXHA (INFERMIERE) + ALBANA BOJA (MËSUESE) + SHABAN KOTORRI TË PËRFSHIRË NË AKSIDENT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Fshati Bardhaj, Gramsh, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Kabash-Poroçan” - në afërsi të fshatit Bardhaj.


Një automjet (kamion) ku udhëtonin tre veta doli nga rruga.


Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se subjektet që gjendeshin në automjet ishin:

1- Znj. Dëshira Hoxha (infermiere).

2- Znj. Albana Boja (mësuese).

3- Z. Shaban Kotorri (drejtues i automjetit.

Automjeti i përfshirë në aksident
Automjeti i përfshirë në aksident

Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Një autoambulancë drejt vendit të ngjarjes
Një autoambulancë drejt vendit të ngjarjes

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page