top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) NISET NESËR PËR NJË VIZITË NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS; MË PAS NË JAPONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 39 minutes ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) niset të martën, më 27 janar, për një vizitë në Republikën Popullore të Kinës, me anë të cilës, synon të rigjallërojë përpjekjet për të shkrirë marrëdhëniet me Pekinin, në sfondin e tensioneve aktuale gjeopolitike me aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Vizita, e parashikuar nga media ditë më parë, u konfirmua sot nga Dauning Strit (Downing Street), e cila, specifikoi se kryeministri laburist (i cili, po përballet gjithashtu me tensionet e rënda të brendshme që po trondisin qeverinë dhe partinë e tij në vend) do të vizitojë më pas Japoninë.


Ai pritet të shoqërohet nga një delegacion i madh ministrash - kryesisht Ministrja e Financave Reçll Rivs (Rachel Reeves) - dhe udhëheqës biznesi britanikë.


Ndalesa në Republikën Popullore të Kinës konsiderohet si kulmi i vërtetë i misionit.


Ka disa tema në axhendë për diskutim, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, por jo vetëm”, tha zëdhënësi.


Vizita vjen menjëherë pas dritës së gjelbër të dhënë javën e kaluar nga qeveria britanike, me miratimin e shërbimeve sekrete, për ndërtimin e një ambasade të re mega-kineze në zemër të Londrës, e cila, do të bëhet baza më e madhe diplomatike e Republikës Popullore të Kinës në Evropën Perëndimore - në vendin e ish-Montazhit Mbretëror.


Ky projekt, i parashikuar prej tetë vjetësh, është shtyrë disa herë, mes protestave kineze, për shkak të dyshimeve për përshkallëzim të spiunazhit dhe ndërhyrjeve në demokracinë e ishullit që i atribuohen Republikës Popullore të Kinës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page