FSHATI BALDISSERO D’ALBA; TORINO | ROBERTO MOLLO U PROCEDUA PENALISHT; VRASJA ME ARMË ZJARRI E GJOVALIN LAZRIT.


Fshati Baldissero D’Alba, Torino, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Roberto Mollo, me moshë 35 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri në një pronë të patundshme në zotërimin e familjes së tij të:
1- Z. Gjovalin Lazri, me moshë 36 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Shkaqet, rrethanat dhe dinamika e aktit kriminal janë nën hetim penal paraprak.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments