SALERNO; ITALI | GAZETARI SPORTIV LUIXHI (LUIGI) ESPOSITO U KONSTATUA I VRARË ME ARMË ZJARRI DHE I DJEGUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 2 min read

Salerno, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Një subjekt (mashkull) u konstatua i vrarë dhe i djegur (i karbonizuar) në komunën e Ebolit; kufoma e gazetarit sportiv Luixhi (Luigi) Esposito.
Trupi u gjet midis shkurreve.
Një automjet i regjistruar në emër të z. Luixhi (Luigi) Esposito, me moshë 53 vjeç, u gjet afër.
Emri i tij u bë i ditur nga zyra e prokurorit të Salernos.
Hetimet penale paraprake e kanë përcaktuar si viktimë.
Ai ishte punonjës i agjencisë rajonale të mjedisit (Arpac) në Avelino, por njihej më së miri si gazetar sportiv.
Ai bashkëpunonte me gazetën e përditshme “La Città di Salerno”, stacionin televiziv “Ottochannel” dhe drejtonte faqen e internetit të lajmeve për futbollin “Tuttosalernitana.com”.
Ai e quante veten Luka (Luca); kështu i nënshkruante artikujt dhe raportimet e tij televizive.
Ai ishte i diplomuar në biologji me një diplomë të dytë në letërsi dhe i apasionuar pas sporteve.
Thuhet se u vra nga të shtënat me armë zjarri (karabinierët gjetën disa gëzhoja) dhe më pas iu vu flaka.
Flakët u përhapën, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët, gjatë procesit të shuarjes, gjetën trupin, aq të djegur nga flakët sa fillimisht ishte e pamundur të përcaktohej nëse ishte burrë apo grua.
Zyra e prokurorit të Salernos, e kryesuar nga z. Raffaele Kantone (Cantone), po heton mbi ngjarjen kriminale.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments