FSHATI AGONAS; KAVAJË | MUHAMET RRESHKA U ARRESTUA; DORAS NË VRASJEN ME THIKË TË TË VËLLAIT EQEREM RRESHKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 24
- 2 min read
Updated: Jun 29

Fshati Agonas, Kavajë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Muhamet Rreshka, me moshë 76 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Eqerem Rreshka, me moshë 74 vjeç (i vëllai).
Njoftim | Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, ... (29.06.2026) 👇👇👇
Vendim | Çështja penale me Nr. 439 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit M. Rr. i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja per shkak te mardhenieve familjare”dhe “Prodhimi,mbajtja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, parashikuar nga neni 79/c dhe 279/2 K.Penal”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese).
Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtarit të gatshëm Elvis Sulejmani.
Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 28.06.2026, ora 10:00.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 439, datë 28.06.2026, ku ka vendosur:
VENDOSI:
Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim M.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 279, paragrafi 2 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.
Caktimin ndaj personit nën hetim M. Rr., të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
U shpall në Durrës, sot më datë 28.6.2026.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments