top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“FSB”-ja RUSE PËRHAP DEZINFORMATA | AKUZON SHBA-të SE KANË FILLUAR NJË FUSHATË MASIVE PËRGJIMESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 5, 2023
  • 1 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Shërbimi i fshehtë i Federatës Ruse tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kompania “Apple”, kanë vënë në zbatim një fushatë masive përgjimesh. Shërbimi Federal rus i Sigurisë tha ditën e enjte, se, ka zbuluar një operacion amerikan spiunazhi, që ka kompromentuar me mijëra aparate telefonike “iPhone”, duke përdorur softuerë të sofistikuar mbikëqyrjeje. Kompania Ruse e sigurisë “Kaspersky” tha se pajisjet e dhjetëra punonjësve të saj, janë kompromentuar në këtë operacion. FSB”-ja, pasardhësja e ish-shërbimit të fshehtë rust ë quajtur “KGB”, tha përmes një deklarate, se mijëra aparate “Apple” janë infektuar, përfshirë ato të qytetarëve rusë, por edhe diplomatëve të huaj, që qëndrojnë në territorin e Fedratës Ruse. Agjencia tha se operacioni ishte një bashkëpunim i ngushtë mes kompanisë “Apple”, dhe “Agjencisë Amerikane të Sigurisë”, por nuk dha asnjë provë për deklaratat e saj. CEO i “Kaspersky”, Eugene Kaspersky reagoi në Twitter, duke thënë se telefonat e dhjetëra punonjësve të tij janë kompromentuar në operacionin që kompania e tij e përshkroi si një sulm kibernetik tmerrësisht kompleks, dhe njëkohësisht profesional, që kishte synuar menaxherët më të lartë të “Kaspersky”. Hulumtuesi i “Kaspersky” Igor Kuznetsov, tha se kompania e tij kishte zbuluar në mënyrë të pavarur një trafik anomal në rrjetin e saj “Wi-Fi” që nga fillimi i vitit. Kompania “Apple” nga ana e saj i mohoi akuzat duke u shprehur se, “asnjëherë nuk kemi punuar me një qeveri për të përgjuar produktet ‘Apple’ dhe nuk do ta bëjmë kurrën e kurrës. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page