top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANSIKO UIÇTËR (FRANCISCO WICHTER) I MBIJETUARI I FUNDIT I “LISTËS SË SHINDLERIT” VDIQ NË ARGJENTINË NË MOSHËN 99-VJEÇARE NË BUENOS AIRES | PRINDËRIT DHE 5 VËLLEZËRIT E TIJ VDIQËN GJATË L2B.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Ai ishte i mbijetuari i fundit i “Listës së Shindlerit”, z. Fransiko Uiçtër (Francisco Wichter), i cili, vdiq në moshën 99-vjeçare në Buenos Aires.

 

Këtë e kanë bërë të ditur mediat argjentinase.

 

Vdekja e tij ndodhi një javë më parë, më 26 shkurt 2025, në shtëpinë e tij në Buenos Aires.

 

Njoftimi është bërë nga nipi i tij, gazetari sportiv Tomas Uitçër (Witchter).

 

Unë po ju bëj të ditur se gjyshi im, i cili, i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij për të treguar historinë dhe trashëgiminë e tij, ka vdekur. Nëse vdekja e tij shërben për të rikthyer në jetë historinë e tij, kështu qoftë”, deklaroi ai.

 

Z. Uitçër (Wichter) lindi në Poloni, emri i tij origjinal ishte Feiuel (Feiwel) dhe ishte një nga më shumë se një mijë hebrenjtë e shpëtuar nga sipërmarrësi gjerman Askër Shindlër (Oscar Schindler).

 

Prindërit dhe pesë vëllezërit e tij vdiqën gjatë nazistëve, ndërsa ai ishte në disa kampe përqendrimi, derisa përfundoi në fabrikën e Krakovit, si punëtori me numër 371 në listën e famshme.

 

Pasi i mbijetoi Holokaustit, ai iku në Argjentinë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page