FRANCË | MUZEU I ARTISTIT PJER OGYST RËNUAR (PIERRE-AUGUSTE RENOIR) U VODH; 4 PIKTURA; DËMI 9 MILIONË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 48 minutes ago
- 1 min read
Paris, Francë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Katër piktura të artistit Rënuar (Renoir) u vodhën nga muzeu Kanjë-syr-Mer (Cagnes-sur-Mer) në Rivierën Franceze.
“Një nga veprat e vjedhura u braktis nga hajdutët gjatë arratisjes së tyre”.
Kështu tha kryetari i Bashkisë, Brian Maso (Bryan Masson), i partisë Balli Kombëtar (Rassemblement National).
Dy hajdutët, të identifikuar nga kamerat e mbikëqyrjes, ikën me vrap.
Kryebashkiaku e vlerësoi vlerën e veprave të vjedhura në afërsisht 9 milionë euro.
Alarmi i muzeut u dëgjua në orën 5:48 të mëngjesit.
“Në orën 5:53, pesë minuta më vonë, policia jonë bashkiake ishte në vendngjarje.
Shënjestrimi i Muzeut … është kundër një pjese të historisë dhe trashëgimisë së Kanjë-syr-Mer (Cagnes-sur-Mer).
Këto janë akte veçanërisht të rënda”, - tha ai.
Muzeu, pranë Nicës, u ndërtua në vitin 1960 në vendin e prehjes së fundit të piktorit të madh Pjer Ogyst Rënuar (Pierre-Auguste Renoir); 1841-1919.
Përveç orendive origjinale, muzeu strehon objekte dhe mobilje që i përkisnin artistit, si dhe piktura të ndryshme, portrete, peizazhe dhe disa nudo.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments