FRANCË | ERMAL BEQIRI U ARRESTUA; SPIUNAZH USHTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë Kombëtare (Police Nationale) arrestuan:
1- Z. Ermal Beqiri.
Ai po fluturonte me një mjet ajror të lehtë mbi një objekt të rëndësisë së veçantë (central bërthamor) në Pali, Sen Maritim (Penly, Seine-Maritime), në Normandi, nën lartësinë e parashkuar nga legjislacioni francez.
Forcat Ajrore dhe Hapësinore dërguan një avion ushtarak për të shoqëruar mjetin ajror në aeroportin Albert, në rajonin Som (Somme), ku dhe u arrestua në flagrancë.
Në lidhje me rastin po hetohet për spiunazh ushtarak.
Ai është person i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me hetimet penale paraprake për abuzimet me tenderat me vlera miliona € të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI).
Me një fjalë, ky është një nga gangot e AKShI-t.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments