FRANCË | EUROPOL-i ARRESTOI 57 VETA NË VENDE TË NDRYSHME; PO PLANIFIKONIN PËRDHUNIMET E GRAVE TË TYRE NË INTERNET NËN NDIKIMIN E DROGËRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Hagë, Mbretëria e Holandës | Agjencitë ligjzbatuese nga shtatë vende, të udhëhequra nga autoritetet gjermane dhe britanike dhe të mbështetura nga Europol-i, kanë arrestuar 57 veta nga vende të ndryshme evropiane me akuzën e drejtimit të një rrjeti online burrash që planifikonin përdhunime të grave dhe partnereve të tyre të nxitura nga droga.
Hetimi penal paraprak çoi në identifikimin e 156 vetave, përfshirë viktima dhe autorë, gjatë një operacioni të kryer nga 22 deri më 24 qershor dhe që synonte sulmet seksuale të kryera nën ndikimin e substancave (Dfsa).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments