FRANCË | MBI 12 MIJË VETA U EVAKUUAN PËR SHKAK TË ZJARRIT NË BASEN D'ARKASHON (BASSIN D'ARCACHON).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Paris, Francë | Mbi 12 mijë banorë dhe turistë janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka djegur tashmë 2400 hektarë tokë në veri të Basen d'Arkashon (Bassin d'Arcachon), një nga zonat më të bukura dhe turistike në Francë, në departamentin Zhirond (Gironde), në bregdetin e Atlantikut, në Francën perëndimore.
Sipas autoriteteve franceze, aktualisht nuk ka viktima apo shtëpi të djegura, por situata konsiderohet e pafavorshme për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit.
Që nga mbrëmja e djeshme, sipas prefekturës lokale, mbi 10 mijë njerëz janë evakuuar nga tetë kampe në zonë si masë paraprake.
Përveç kësaj, rreth një mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Qendrat e pritjes janë hapur në nëntë komuna lokale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments