FRANCË | EURODEPUTETJA RIMA HASSAN U ARRESTUA NË PARIS PËR MBËSHTETJE TË TERRORIZMIT DHE PËR ZOTËRIM DROGE.


Paris, Francë | Asgjë nuk është më keq për znj. Rima Hassan, eurodeputeten franko-palestineze të partisë “France Insoumise” (LFI), e cila, u vendos nën paraburgim gjyqësor në Paris me akuzat për kërkim falje për terrorizëm dhe më pas, edhe për përdorim, transportim dhe posedim të paligjshëm të narkotikëve: në çantën e saj u gjetën disa gramë drogë sintetike, konfirmoi një burim pranë çështjes, duke mbështetur thashethemet e publikuara nga enti mediatik vendor “Le Parisien”.
Arrestimi për përkrahje të terrorizmit është pjesë e një hetimi mbi një postim në rrjetin social virtual Iks (X) nga deputetja Hassan më 26 mars, i cili, është hequr që atëherë, në të cili, ajo i referohej z. Kozo Okamotos, njërit prej autorëve të sulmit në aeroportin e Tel Avivit në vitin 1972 që vrau 26 persona me shprehjen:
1- “Kozo Okamoto: Ia kushtova rininë time kauzës palestineze”.
“Për sa kohë që ka shtypje, rezistenca nuk do të jetë vetëm një e drejtë, por edhe një detyrë”, shkruhej në postim.
Një anëtar i Tubimit Kombëtar, Matthias Renault, raportoi në rrjetin social virtual Iks (X) se e kishte raportuar postimin te prokurori i Parisit.
Në letrën drejtuar prokurorit, z. Renault kujtoi se z. Okamoto, një ish-anëtar i Ushtrisë së Kuqe Japoneze, u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në masakrën në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Izrael.
Është në këtë kontekst, shpjegon enti mediatik “Le Figaro”, që eurodeputetja u thirr për t'u marrë në pyetje në lidhje me këto deklarata dhe për të përcaktuar nëse ato përbëjnë krimin e kërkesës për falje për terrorizëm.
Pastaj, droga u zbulua në çantën e saj.
Eurodeputetja Hassan, një juriste 33-vjeçare që shërbeu në Flotiljen e Gazës në vitin 2025, ka qenë gjithashtu subjekt i një hetimi tjetër gjyqësor në Francë që nga fundi i vitit 2023 për mbështetje të terrorizmit, pasi ai shqiptoi fjalë që konsideroheshin si një shenjë mbështetjeje për Hamasin pas sulmit të 7 tetorit në Izrael.
“Ky është një hap i ri në persekutimin gjyqësor që synon heshtjen e zërave që mbrojnë të drejtat e popullit palestinez”, akuzoi një burim pranë përfaqësueses së LFI-së, partisë së majtë radikale të Zhan Luk Melenshonit (Jean-Luc Mélenchon), ndërsa burime të tjera të partisë nuk e fshehin habinë e tyre nga qasja e sistemit francez të drejtësisë.
Në rrjetin social virtual Iks (X), Manon Obri (Aubry), bashkëpresidente e grupit të Majtë në Parlamentin Europian, i shpreh solidaritet koleges së saj të partisë dsuke thënë se:
1- “Policia franceze po vazhdon strategjinë e saj të ngacmimit gjyqësor kundër koleges sime Rima Hassan.
Ndalimi i saj policor përbën një shkelje të imunitetit të saj parlamentar, i cili, mbron pikërisht lirinë e shprehjes.
Asnjë sasi frikësimi nuk do t'i heshtë zërat e ngritur në mbrojtje të Palestinës”.
Byroja e Parlamentit Europian raporton se janë në dijeni të situatës, por nuk dëshirojnë të komentojnë mbi procedurat në vazhdim.
Pavarësisht imunitetit të tyre, që do të thotë se anëtarët e zgjedhur të Parlamentit Evropian nuk mund të merren në pyetje, të ndalohen ose të ndiqen penalisht për mendimet ose votat e tyre të dhëna gjatë mandatit të tyre, eurodeputetët mund të ndalohen ende nga policia ose autoritetet kompetente, varësisht nga liritë e lejuara nga ligji kombëtar, në këtë rast ligji francez.
Nëse Byroja merr zyrtarisht një kërkesë për heqjen e imunitetit, ajo mund të paraqitet vetëm nga autoritetet kombëtare kompetente (organe gjyqësore, prokurorë ose gjykata); kërkesa për heqje do të bëhej zyrtare me njoftimin nga Presidentja Roberta Metsola në seancë plenare.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments