top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT ISH KRYEMINISTRIT SOCIALIST LIONEL ZHOSPIN (JOSPIN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Paris, Francë | Një pikë referimi në historinë dhe shpirtin tonë”.


Kështu tha Presidenti Emanuel Makron sot në një ceremoni kombëtare homazhi për ish-Kryeministrin socialist Lionel Zhospin (Jospin), i cili, vdiq të dielën, në moshën 88-vjeçare.


Kryetar i qeverisë nga viti 1997 deri në vitin 2002, ish-Kryeministri Zhospin (Jospin) modernizoi jetën ekonomike, sociale dhe demokratike të kombit në një mënyrë të paparë, duke e sjellë Francën në shekullin e ri”, tha Presidenti Makron - duke i bërë homazh krijuesit të të ashtuquajturës “gauche plurielle”, të majtës pluraliste.


Në fakt, ish-Kryeministri Zhospin (Jospin) ishte kryeministër në bashkëjetesë me Presidentin neo-Golist Zhak Shirak (Jacques Chirac).


Në prani, ndër të tjera, të vejushës së tij, filozofes Silvan Agasinski (Sylviane Agacinsky), Presidenti Makron vuri në dukje vazhdimisht ndjenjën e rreptësisë së ish-Kryeministrit Zhospin (Jospin), një trashëgimtar i denjë i figurave të mëdha të së majtës franceze, nga Zhan Zhore (Jean Jaurès) 1859-1914 te Leon (Léon) Blum (1872-1950) dhe Fransua Miteran (François Mitterrand) 1916-1996.


Presidenti Makron kujtoi disa nga reformat që ish-Kryeministri Zhospin (Jospin) mbështeti, të tilla si reduktimi i orarit të punës në 35 orë në javë, mbulimi universal i kujdesit shëndetësor dhe sindikatat civile (PACS).


Në ceremoninë e mëngjesit të mbajtur në kompleksin “Invalides” në zemër të Parisit morën pjesë figura të rëndësishme të krahut të majtë, përfshirë ish-Presidentin Fransua Holland (François Hollande).


Funerali, i hapur për publikun, u zhvillua në varrezat Montparnasse.


Për këtë rast, Partia Socialiste (PS) i kërkoi secilit anëtar të sillte një trëndafil të kuq, simbolin e Partisë Socialiste.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page