top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | POLICIA E PARISIT PARANDALOI NJË SULM ME BOMBË NDAJ BANKËS AMERIKANE; NJË SUBJEKT (MASHKULL) I ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 43 minutes ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Një sulm me bombë në një degë të Bankës së Amerikës në Paris u parandalua nga autoritetet franceze.


Sipas burimeve të cituara Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), policia arrestoi një burrë herët këtë mëngjes, i cili, po përgatitej të shpërthente një pajisje të improvizuar jashtë degës së bankës amerikane.


Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas kohës vendore përpara një ndërtese të Bankës së Amerikës në arondissementin e 8-të, disa blloqe larg Pallatit Elize (Champs-Elysees).


Policia franceze, sipas të njëjtave burime, e arrestoi burrin menjëherë pasi instaloi një pajisje të përbërë nga pesë litra lëng, që vlerësohet të jetë karburant, dhe një sistem ndezjeje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page