top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | OPINIONI PUBLIK U TRONDIT NGA VRASJA E NJË VAJZE 11-VJEÇARE NGA NJË PEDOFIL.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 5
1 min read
FRANCË | OPINIONI PUBLIK U TRONDIT NGA VRASJA E NJË VAJZE 11-VJEÇARE NGA NJË PEDOFIL.

Paris, Francë | Polemikat dhe zemërimi shpërthyen në Francë pas zbulimit mbrëmë të trupit të Lihanës (Lyhanna), një vajze 11-vjeçare që ishte zhdukur që nga e premtja e kaluar në jug të vendit.


I dyshuari kryesor për krimin është një burrë me disa dënime të mëparshme për përdhunim, veçanërisht ndaj të miturve.


Në Francë, kjo çështje rihap disa raste të dhimbshme nga e kaluara, në veçanti historinë e vogëlushes Estel (Estelle), viktimë e vrasësit serial pedofil Mishel Furnire (Michel Fourniret).


“Është e qartë se ka mosfunksionime dhe kjo është e papranueshme”, tha Presidenti Emanuel Makron nga Mali i Zi, ku ndodhej për vizitë.


Kryeministri Sebastjan Lekorny (Sébastien Lecornu) tha se ishte i tronditur dhe këtë mëngjes zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm Loran Nynes (Laurent Nunez) dhe Ministrin e Drejtësisë Zherald Darmane (Gérald Darmanin) për më shumë se dy orë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page