top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA KA VENDOSUR TË MBYLLË NJË ORGANIZATË TË VËLLAZËRISË MYSLIMANE PAS VITESH ANKESASH SE AJO ISHTE PËRDORUR PËR TË RADIKALIZUAR IMAMËT QË PUNONIN NË XHAMI NË TË GJITHË FRANCËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Franca ka vendosur të mbyllë një organizatë të Vëllazërisë Myslimane pas vitesh ankesash se ajo ishte përdorur për të radikalizuar imamët që punonin në xhami në të gjithë Francën.


Më 3 shtator, qeveria franceze shpërbëu zyrtarisht Institutin Evropian të Shkencave Humane (IESH), një institucion trajnimi i imamëve i themeluar në vitin 1990 dhe i vendosur në Château-Chinon, duke përmendur promovimin e ideologjisë radikale islamike dhe legjitimimin e qartë të xhihadit të armatosur, si dhe lidhjet e tij me Vëllazërinë Myslimane.


Dekreti, i nënshkruar nga Presidenti Emanuel Makron, Kryeministri Fronsua Bairu (François Bayrou) dhe Ministri i Brendshëm Bruno Retalio (Retailleau), thotë se IESH indoktrinonte studentët, përfshirë të miturit, me doktrina që justifikonin dhunën ndaj jo-muslimanëve dhe grave, si dhe avokonte që Franca të qeveriset nga ligji i Sheriatit.


Asetet e institutit ishin ngrirë në muajin qershor të vitit 2025 në një përpjekje për të luftuar infiltrimin islamist në Francë.


Dekani i IESH i mohoi akuzat, duke pretenduar se kishte trajnuar imamë të stilit francez për të parandaluar radikalizmin, por raportet e inteligjencës franceze dokumentuan kurrikulën e saj dhe lidhjet e ngushta të lidershipit me rrjetet e Vëllazërisë Myslimane.


Një debat ka shpërthyer kohët e fundit në Evropë dhe SHBA, me disa politikanë që kërkojnë që Vëllazëria Myslimane dhe organizatat e saj fasadë të ndalohen plotësisht.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page