FRANCA DËSHIRON T’I BASHKOHET PLANIT BRITANIKO-GJERMAN PËR RAKETAT ME RREZE TË GJATË VEPRIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 51 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Franca ka shprehur interes për t'u bashkuar me programin e sulmit me precizion të thellë që po zhvillohet nga Berlini dhe Londra, sipas pesë personave të njohur me bisedimet”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times”.
Ky veprim është pjesë e një dialogu më të gjerë franko-gjerman për mbrojtjen.
Të tre vendet planifikojnë të zhvillojnë bisedime trepalëshe në fillim të qershorit.
Programi, i shpallur nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Republika Federale e Gjermanisë në vitin 2024 si pjesë e marrëveshjes së mbrojtjes “Trinity House”, synon të zhvillojë një familje raketash të përparuara me bazë tokësore me një rreze veprimi prej më shumë se 2000 kilometrash, të afta për të goditur objektiva ushtarake brenda Rusisë.
Plani mori një rëndësi të re pas vendimit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të anuluar vendosjen e një batalioni të pajisur me raketa Tomahok (Tomahawk) në një bazë amerikane në Gjermaninë perëndimore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments