top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | ZONJA E PARË BRIXHIT MAKRON (BRIGITTE MACRON): NDONJËHERË JAM MË E TRISHTUAR SE KURRË PAS VITEVE TË KALUARA NË PALLATIN ELIZE (ELYSÉE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read

Paris, Francë | Zonja e Parë Brixhit Makron (Brigitte Macron) tha se ndonjëherë është ndier më e trishtuar se kurrë sesa para se të mbërrinte në Pallatin Elize (Elysée), së bashku me bashkëshortin e saj, duke reflektuar mbi përvojën e saj vetjake gjatë nëntë viteve të fundit në një intervistë me entin mediatik “La Tribune”.


Më parë, kisha një jetë normale, fëmijë, një punë, ulje-ngritje, si të gjithë të tjerët.


Ja, këto dhjetë vjet kanë kaluar kaq shpejt …


Ishin kaq intensive. Pashë errësirën e botës, budallallëkun, ligësinë.


Ndonjëherë jam më e trishtuar se kurrë”.

 

Kështu tha bashkëshortja e Presidentit Emanuel Makron, i cili, do të largohet nga Pallati Elize në vitin 2027 pas dy mandatesh.


Ndonjëherë kam vështirësi të shoh qiellin blu … ( … ). Kam momente pesimizmi që nuk i kisha pasur më parë”, tha ajo.


Ish-mësuesja e frëngjishtes, viktimë e ngacmimit online, tha se shkrimi i mendimeve të saj e ndihmoi shumë.


Në janar, disa ngacmues kibernetikë që e synonin, të akuzuar për përhapjen ose raportimin e fyerjeve dhe thashethemeve në lidhje me gjininë e saj dhe ndryshimin e moshës midis saj dhe presidentit, u dënuan me burgim deri në gjashtë muaj, shumica e të cilëve me kusht.


Marrëdhënia midis Presidentit Emanuel Makron, me moshë 48 vjeç, dhe gruas së tij Brizhit (Brigitte), me moshë 73 vjeçe, të cilën, ai e takoi kur ajo jepte dramë në shkollën e tij të mesme, ka qenë subjekt i përhapjes masive të informacionit të rremë që çifti përfundimisht vendosi ta luftonte në gjykatë në Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page