top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: LYPET TË MIRATOHET NJË LIGJ KUNDËR NDËRHYRJES SË HUAJ PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE TË VITIT 2027.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron ka njoftuar një projektligj kundër ndërhyrjes së huaj që do të miratohet para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.


Qeveria do të duhet të paraqesë një projektligj dhe masa rregullatore për të përmirësuar mbrojtjen e zgjedhjeve tona”.


Kështu tha Presidenti Makron, duke folur para disa qindra kryetarëve të bashkive franceze të mbledhura në Pallatin Elize.


Ndërhyrja - tha ai - duke iu drejtuar administratorëve lokalë, nganjëherë ju ka prekur”.


Presidenti Makron deklaroi gjithashtu se Franca do të luftojë në nivel evropian për të ndaluar profilet e rreme në internet.


Evropa duhet të jetë vendi i parë që i ndalon ato”, tha ai - duke premtuar një sërë masash për të mbrojtur më mirë debatin demokratik nga shtrembërimet e rrjeteve sociale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page