FOTOJA E MARTIN BARDHIT (MARKUT) TË VRARË SOT NË RRËSHEN NGA PERSONA ENDE TË PAIDENTIFIKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26, 2023
- 1 min read

Rrëshen, Mirëditë, Shqipëri | Z. Martin Bardhi (Marku) që u vra sot paradite në Rrëshen, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, kur u qëllua me armë në hyrje të një njësie shërbimi (bar-kafe).
Disa individë (midis tyre dyshohet z. Saimir Reçi, i cili, është shpallur në kërkim policor, pasi nuk është gjendur në ambientet e banesës dhe të biznesit të tij, me statusin e ideuesit dhe të ekzekutuesit të sulmit me armë), shtinë me armë zjarri të gjatë (krahu) drejt z. Bardhi, dhe njëkohësisht, plagosën edhe 3 veta të tjerë, të cilët, nga stadi në të cilin gjenden aktualisht hetimet paraprake, nuk është mundur të saktësohet në ishin në listë për t’u vrarë, apo ishin dëme anësore në ndërmarrjen kriminale të atyre që vranë z. Bardhi.
Të plagosurit janë z. Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, z. Olti Gjini, dhe z. Indrit Bardhi.
Sulmi me armë ndaj tyre zgjati vetëm pak sekonda, ndërsa autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet “Jeep Cherokee”, me ngjyrë ë zezë, e cila, u gjet e djegur në fshatin Gziq, të Mirditës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox











___.png)



























Comments