FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË + FORCAT E SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS + USHTARË TË USHTRISË AMERIKANE PO MARRIN PJESË NË ZONËN E STËRVITJES NË BIZË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ushtarë të Ushtrisë Amerikane po marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Immediate Response 25”, së bashku me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë.
Lajmi u bë i ditur përmes një shënimi zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila, ka postuar edhe momente nga stërvitja ushtarake.
Stërvitja përfshin ushtrime me armë zjarri dhe ka për qëllim forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave partnere dhe përgatitjen për zbatimin e planeve rajonale të NATO-s.
Shënim | Ushtarët Amerikanë po marrin pjesë në Exercise Immediate Response 25, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë për ushtrime me armë zjarri.
Immediate Response 25 është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale.
Ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës, shkruhet në shënimin e ambasadës së ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments