top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT: PO FILLOJMË OPERACIONET USHTARAKE NË QYTETIN E GAZËS; MJAFT ME PAUZA HUMANITARE; ËSHTË NJË ZONË LUFTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ne nuk po presim. Ne kemi filluar fazat fillestare të sulmit në Qytetin e Gazës”, tha zëdhënësi i IDF-së, Aviçai Adrai (Avichay Adraee), në rrjetin social virtual Iks (X).


Ne po operojmë me forcë të madhe në periferi të qytetit”, shtoi ai.


Gazetarët e entit mediatik “Al Jazeera” raportuan se mijëra njerëz të zhvendosur po iknin nën një qiell të errësuar nga tymi i bombardimeve.


Forcat Mbrojtëse të Izraelit gjetën trupin e pengut të vrarë Ilan Ueis (Weiss) dhe mbetjet mortore të një të burgosuri tjetër në Gaza, të cilat, po identifikohen”, raporton enti mediatik “Times of Israel”.


Z. Ilan Ueis (Weiss), me moshë 56 vjeç, u vra mëngjesin e 7 tetorit 2023, ndërsa mbronte Kibbutzin Be'eri si anëtar i ekipit të reagimit ndaj emergjencave.


Trupi i tij u dërgua më vonë në Gazë.


Mbetjet mortore të një pengu të dytë u gjetën gjithashtu dhe po identifikohen në Institutin Mjeko-Ligjor Abu Kabir.


Grupet terroriste në Gazë besohet se ende mbajnë 48 pengje izraelite, 20 prej të cilëve janë ende gjallë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page