FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT: DO TË PËRDORIM FORCË TË PAPARË NË GAZË; EVAKUOHUNI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Gazë | Ushtria izraelite tha se do të vazhdojë të përdorë forcë të paparë në Qytetin e Gazës, në territorin verior palestinez, ku po zhvillon një ofensivë masive, duke i kërkuar popullsisë të evakuohet.
“Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet e tyre me forcë të paparë kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste”, tha në rrjetin social virtual Iks (X) zëdhënësi në gjuhën arabe, koloneli Aviçai (Avichay) Adraee, duke i bërë thirrje popullsisë të evakuohet dhe t'u bashkohet qindra mijëra banorëve që janë evakuuar në zonën humanitare në jug të Rripit të Gazës të shkatërruar nga lufta.
Sipas vlerësimeve të fundit të IDF-së, rreth 480 mijë palestinezë deri më tani kanë ikur nga qyteti i Gazës, duke u drejtuar drejt Rripit jugor.
Rreth një milion palestinezë banonin në Qytetin e Gazës përpara se Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) të niste një ofensivë të madhe kundër Hamasit në zonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments