top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI E MBAJTUR NË FORUMIN E ÇERNOBIO-s (CERNOBBIO) | MIJËRA TRUPA PERËNDIMORE MUND TË VENDOSEN NË KIEV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Çernobio (Cernobbio), Itali | Mijëra trupa perëndimore mund të vendosen në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të ofruara nga aleatët e Kievit kundër Rusisë”.


Presidenti Volodimir Zelenski tha këtë.


Këto trupa pritet të jenë me mijëra. Ky është një fakt, por është ende pak herët për të folur për këtë në detaje”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) në Ukrainën perëndimore.


Është e rëndësishme që garancitë e sigurisë që i janë premtuar Kievit nga vendet e Koalicionit të të Gatishmëve të zbatohen menjëherë, pa pritur fundin e luftimeve”, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke folur nëpërmjet videos në Forumin Ekonomik të Çernobios (Cernobbio).


Presidenti Zelenski deklaroi më pas se garancitë përfshijnë edhe garanci ekonomike, duke falënderuar 26 vendet që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur sigurinë e Ukrainës, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm përpara.


Lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën, tashmë janë 45 vende në koalicion dhe 26 prej tyre janë gati të ndihmojnë me mbështetje të vërtetë për sigurinë.


Ky është një ndryshim i madh. Këto janë vende të forta, përfshirë Italinë, dhe Presidenti Trump ka konfirmuar se Amerika është gati të marrë pjesë.


Putini nuk dëshiron ta përfundojë luftën, por nëse presioni rritet, ndoshta ai do të shtyhet ta bëjë këtë.


Askush nuk i beson atij, askush nuk u beson rusëve, por nuk është çështje besimi.


Ne duhet ta përfundojmë luftën dhe kemi nevojë për ShBA-ës, Evropën dhe vendet e Jugut Global, të cilat, për fat të keq nuk janë të përfshira sot, por ne do të punojmë për këtë.


Ushtria ukrainase është e madhe, 800000 burra, më e madhja në Evropë. Është një garanci për sigurinë e Ukrainës dhe, natyrisht, për të gjithë Evropën. Nëse ushtria është e fortë, Evropa nuk është në rrezik. Këto janë gjërat e rëndësishme.


Është shumë pozitive që Presidenti Tramp (Trump), veçanërisht pas takimit tonë në Uashington, mbështet garancitë e sigurisë.


Me mbrojtjen ajrore, para së gjithash, ne kemi nevojë për Patriotët.


Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë një numër kaq të madh të Patriotëve, së bashku me licenca dhe shumë sisteme të ndryshme, përfshirë inteligjencën.


Lidhur me presionin politik, gjëja e dytë që mund të ndryshojë situatën janë sanksionet kundër agresionit rus”, tha Presidenti Volodimir Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page