FJALA E KRYETARIT TË KMSH BUJAR SPAHIU PËR TË GJITHË BESIMTARËT: ZOTI I MADHËRISHËM DHËNTË BEGATI E MIRËSI PËR KOMBIN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Nesër është festa fetare islame e Kurban Bajramit.
Me këtë rast të shënuar për shqiptarët që i përkasin besimit islam dhe më gjerë kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu shqiptoi një mesazh urimi me përmbajtjen e mëposhtëme.
TË DASHUR MOTRA DHE VËLLEZËR!
Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin.
Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.
Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.
Të dashur motra dhe vëllezër.
Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.
Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.
Të dashur shqiptarë.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.
Paçi gëzime në familjet tuaja.
Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë.
Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments