top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FITUESJA E ÇMIMIT NOBEL MOHAMMADI U DËNUA SËRISH ME ME 1 VIT BURG | KA DENONCUAR SHTYPJEN DHE SHKELJEN E TË DREJTAVE TË GRAVE NË IRAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 18, 2024
  • 1 min read
ree

Teheran, Iran | Aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023 dhe tashmë e burgosur në vendin e saj, u dënua me një vit burg për propagandë kundër shtetit”, njoftoi avokati i saj të martën në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Sipas vendimit të lëshuar nga dega e 29-të e Gjykatës Revolucionare të Teheranit, znj. Narges Mohammadi u dënua me një vit burg për propagandë kundër shtetit.

 

Pesëdhjetë e dy vjeçare, në burg që nga nëntori 2021, aktivistja është dënuar dhe burgosur vazhdimisht gjatë 25 viteve të fundit për fushatën e saj kundër mbulesës së detyrueshme për gratë dhe dënimit me vdekje.

 

Më 8 qershor, ajo refuzoi të merrte pjesë në rigjykimin e saj, pasi kërkoi pa sukses që gjyqi të hapej për publikun.

 

Avikati shpjegoi se klientja e tij po ndiqej penalisht për komentet e saj për znj. Dina Ghalibaf (një gazetare dhe studente iraniane që kishte akuzuar policinë për dhunë seksuale, red.) dhe për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në muajin mars në Iran.

 

Në muajin mars, aktivistja lëshoi ​​një mesazh audio nga burgu në të cilin denonconte një luftë në shkallë të gjerë kundër grave në Republikën Islamike.

 


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page