top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIRMA E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO TË SHFAQET NË KARTËMONEDHAT E ARDHSHME AMERIKANE PËR 250-VJETORIN E THEMELIMIT TË SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti i Thesarit i ShBA-ës ka njoftuar se firma e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) do të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane, në një veprim të hartuar për të nderuar 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Sipas një deklarate të Thesarit, firma e Presidentit Tramp (Trump) në dollarë do të shfaqet së bashku me atë të Sekretarit të Thesarit Skot (Scott) Bessent.


Kjo do të jetë hera e parë në histori që kjo ka ndodhur për një president në detyrë.


Nën udhëheqjen e Presidentit Tramp (Trump), ne jemi në rrugën e një rritjeje ekonomike të paparë, dominimit të qëndrueshëm të dollarit dhe forcës e stabilitetit fiskal”, tha Sekretari i Thesarit Skot (Scott) Bessent për këtë iniciativë.


Nuk ka mënyrë më të fuqishme për të njohur arritjet historike të vendit tonë të madh dhe të Presidentit Danlld Xhei Tramp (Donald J. Trump) sesa përmes kartëmonedhave të dollarëve amerikanë që mbajnë emrin e tij, dhe është më se e përshtatshme që kjo monedhë historike të emetohet në lidhje me 250-vjetorin”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page