SEKRETARI STOLTENBERG GJATË TAKIMIT ME PRESIDENTIN FINLANDEZ STUBB THA: NATO NUK KA NDËRMEND TË VENDOSË FORCA NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 6, 2024
- 1 min read
Helsinki, Finlandë | “Aleatët mund të demonstrojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në mënyra të ndryshme.
NATO nuk ka ndërmend të dislokojë forca në Ukrainë, ne po fokusohemi se si mund të krijojmë një kornizë më të fortë mbështetëse me një sistem ndihme të institucionalizuar”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, së bashku me presidentin finlandez, Aleksandr (Alexander) Stubb, dhe duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë e shprehur nga presidenti francez Makron për dërgimin e instruktorëve në Kiev.
“Finlanda nuk ka ndërmend të vendosë trupa në Ukrainë”, tha presidenti finlandez Stubb.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































