AGJENCIA E LAJMEVE “STT” RAPORTON SE PRESIDENTI FINLANDEZ ALEKSANDËR (ALEXANDER) STUBB ËSHTË GATI TË NJOHË NJË SHTET PALESTINEZ.

Jul 31, 2025
1 min read

Helsinki, Finlandë | Finlanda po lëviz drejt njohjes së një shteti palestinez.
Agjencia e lajmeve “STT” raporton se Presidenti finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb është gati të njohë një shtet palestinez.
“Ne e kemi diskutuar këtë çështje të vështirë që nga tetori i vitit 2023.
Tani unë personalisht besoj se situata ka përparuar deri në atë pikë sa është koha që Finlanda të bëjë zgjedhjen e saj”, tha Presidenti Stubb për agjencinë e lajmeve “STT”.
Megjithatë, ka mosmarrëveshje brenda qeverisë, me Partinë e Finlandezëve dhe Demokratët e Krishterë që janë kundër këtij veprimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments