top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FILLOI TELENOVELA “KLUBI PARTIZANI” | HALLET E SHQIPTARËVE NË PLAN TË FUNDIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 23, 2023
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Banaqet televizive (sa të ngjashme me banaqet e mejhaneve ku mblidhen pijanecët ordinerë) po “gumzhijnë” duke tjrerrë e stërtjerrë lesh nga furka e telenovelës më të re, që po shfaq klasa politike sunduese, me të cilën, ushqen psiqikën tejet të sëmurë dhe tejet të dezekuilibruar të shoqërisë shqiptare.


Koha televizive, e dorës së parë (prime-time), po i vihet në dispozicion leshtjerrjes së aferës së ish-klubit sportiv Partizani, në në të cilën, luhen fatet penale të disa vetave, asgjë më shumë, ndërkohë që fatet e shoqërisë, më konkretisht fatet e grupeve të caktuara të shoqërisë, të atyre grupeve që janë të shtypur e të nëpërkëmbur nga mosfunksionimi i aparatit administrativ shtetëror lihen mënjëanë, dhe nuk marrin vëmendjen që u takon.


Lloj-lloj ekspertësh, gjithollogësh, llafollogësh, anal-istësh e pordhacësh, ca të rrojtur e ca pa rrojtur (si gogoçë misri), ca më zë të hollë e ca me zë të trashë, mbajnë ligjërata me natyra habitore e bafasuese, a thua se kanë gjetur rrugën më të shkurtër për të shkuar në Mars, dhe jo se po diskutojnë për një çështje penale ordinere, ecuria e së cilës, do të shkojë fije për pe, ashtu siç është gatuar disa mijëra km larg nga Tirana, ecurinë e së cilës, nuk ka prokuror e gjyqtar që ta devijojë nga trajektorja proceduriale penale e paracaktuar.


Çfarë do të ndodhte sikur prime-time t’u vihej në dispozicion natë për natë sindikatave shqiptare (imagjinoini sikur natë për natë për 1 muaj rresht të flitej për problemet e punëmarrësve, të cilët, janë shumicë dërrmuese e shoqërisë shqiptare), denoncimeve të tyre, që lidhen me gjakpirjen që u bëhet nga një pakicë e paskrupullt punëdhënësish, që paguhen me paga qesharake, me të cilat, mezi shtyjnë muajin me bukë thatë (1800 lekë të vjetëra një kile qepë, dhe qepë nga ato që vijnë nga Egjypti, qepë për derra), denoncime të cilave nuk do të kishte qeveri t'u rezistonte, qeveri kukumjaçkash e kaqolësh që i shërben vetëm një pakice të vogël shqiptarësh.


Edhe një herë, u provua katërcipërisht se mediat e mëdha, i shërbejnë klasës politike sunduese, dhe janë instrumenta të sajat të agjitpropit për interesa të ngushta krahinore, klanore, deri te vetjake, asgjë më shumë, dhe se shqiptarët e mençur (nqs kanë mbetur ende të tillë në këtë vend), do të bënin fort mirë t’i bojkotonin një orë e më parë, dhe t'i denonconin kudo ku do të mundeshin si trushpëlarëset me të mëdha të tyre. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page