NË GJYKATËN NDËRKOMBËTARE PENALE PO ZHVILLOHET GJYQI PARAPRAK NDAJ ISH-PRESIDENTIT TË FILIPINEVE RODRIGO DUTERTE; PROKURORIA E POSAÇME E AKUZON SE VRAU PA GJYQ ME MIJËRA TREGTARË DROGËRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Hagë, Mbretëria e Holandës | Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka filluar seancat dëgjimore për çështjen e krimeve të dyshuara kundër ish-Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, 80 vjeç, gjatë luftës së tij të përgjakshme kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës në vendin e tij.
Ish-Presidenti Duterte, i cili, udhëhoqi Filipinet nga viti 2016 deri në vitin 2022, mungon në seanca dëgjimore, pasi Gjykata miratoi kërkesën e tij për të hequr dorë nga e drejta e paraqitjes.
Në fund të katër ditëve të seancave dëgjimore, të njohura si konfirmimi i akuzave, gjykata me seli në Hagë do të përcaktojë nëse ish-Presidenti filipinas do të dalë në gjyq penal.
Zëvendësprokurori i GJND-së, Mame Mandiaie (Mandiaye) Niang, tha se ky rast tregon se të fuqishmit nuk janë mbi ligjin.
Sipas tij, ish-Presidenti Duterte autorizoi vrasjet dhe përzgjodhi personalisht disa viktima gjatë goditjes ndaj përdoruesve dhe trafikantëve të drogës.
Nga ana e tij, ish-presidenti filipinas i mohon akuzat, u tha gazetarëve avokati i tij Nikolas (Nicholas) Kaufman para seancës dëgjimore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments