FIER | U ARRESTUA JASHAR ÇEPELE; TREGTAR DROGE ME PAKICË; 3.6 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jashar Çepele, me moshë 31 vjeç.
Njoftim | Fier.
Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Casus”.
Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari.
Sekuestrohen 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.
Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
-1 peshore elektronike;
-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
-2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
#24/7nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮♂️, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments