FIER | GENTJAN NDREKO (GENTIAN SELACI) U ARRESTUA; ANA PELANAJ U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4
- 2 min read
Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gentjan Ndreko (Gentian Selaci), me moshë 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
2- Znj/znjsh. Ana Pelanaj, me moshë 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz.
Njoftim | Fier.
Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.
Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip "Audi", lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pasditën e djeshme, në lagjen "Apollonia" kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi" me të cilin qarkullonin 2 shtetas.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
#nëshërbimtëqytetarëve👮♂️🤝🙍♂️
#denonconë112📞, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments