top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | MARJUS BEQIRI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27
  • 1 min read
ree

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Marjus Beqiri, me moshë 25 vjeç.


Njoftim | Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pas një hetimi disajavor, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, finalizoi operacionin policor “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Fier.


Gjatë periudhës hetimore u provua se ky shtetas ishte i përfshirë në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.


Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 45 doza Cannabisi, të cilat iu sekuestruan bashkë me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page