top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | PËLLUMB ZGURATI DHE DURIM KAPAJ U ARRESTUAN; DORIAN MUHAMETAJ U PROCEDUA PENALISHT; ZJARRVËNËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
42 minutes ago
2 min read

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Pëllumb Zgurati, me moshë 66 vjeç.

2- Z. Durim Kapaj, me moshë 62 vjeç.


Proceduan penalisht:

1- Z. Dorian Muhametaj, me moshë 35 vjeç.


Njoftim | Fier.


Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte, identifikohen 3 shtetas.


Arrestohen 2 prej tyre, tjetri procedohet në gjendje të lirë.


Pas marrjes së njoftimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut Fier, strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin e 3 shtetasve të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.


Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan 2 prej tyre, shtetasit: 


-P. Z., 66 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Ade, Fier;

-D. K., 62 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht, Fier.


Shtetasi D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, Fier.


Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page