FERIZAJ | VALDRIN JAKUPI DHE VISAR ASLLANI U ARRESTUAN; SADAT BURRNIKU U PROCEDUA PENALISHT; TRE VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 30
- 1 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Valdrin Jakupi.
2- Z. Visar Asllani.
Proceduan penalisht:
1- Z. Sadat Burrniku.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në sherr (konflikt fizik) dhe kanosje me armë zjarri me disa subjekte (meshkuj), të cilët, kanë mbetur të lënduar, në aksin rrugor “Ferizaj-Prishtinë”, rreth orës 20:00, të datës 28.09.2025.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një krehër (karikator).
3- Municion luftarak (fishekë) në sasi prej katër copësh.
4- Etj, …
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
3- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments