FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME MARIA ZAKHAROVA: PARALAJMËROJMË JAPONINË PËR KUNDËRMASA NËSE PRANON SISTEMET E RAKETAVE “TYPHON”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 minutes ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Rusia ka paralajmëruar Japoninë se do të ndërmarrë kundërmasa për të garantuar sigurinë e saj nëse Tokio pranon vendosjen e sistemeve amerikane të raketave ‘Typhon’ në territorin e saj, si pjesë e ushtrimeve të përbashkëta të koduara ‘Orient Shield’ midis Japonisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë, të planifikuara për 8-24 shtator”.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”.
“Ambasada japoneze në Moskë, ishte e informuar qartë se vendosja e raketave të tilla për Moskën është absolutisht e papranueshme sepse përbën një kërcënim për sigurinë e Rusisë”, - tha ajo më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments