FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: VOTUESIT NË EVROPË E KANË BËRË TË QARTË SE NUK DUAN LUFTË ME RUSINË.

Moskë, Federata Ruse | “Qytetarët evropianë po e bëjnë të qartë me zgjedhjet e tyre se nuk duan asnjë luftë me Rusinë”.
Kështu tha presidenti Vladimir Putin, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ria Novosti”.
“Në vend që të ndalen dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre, të cilët e bënë të qartë në zgjedhje se nuk duan asnjë luftë me Rusinë, këta udhëheqës vazhdojnë ta përshkallëzojnë situatën; ata po e përdorin situatën në Ukrainë për të përkeqësuar konfliktin”, - tha presidenti Putin, në një takim të Komisionit Ushtarako-Industrial.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments