top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN I OFROI MBËSHTETJE TË PALËKUNDUR UDHËHEQËSIT TË RI SUPREM TË IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 9
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin i ka ofruar mbështetjen e tij të palëkundur udhëheqësit të ri suprem të Iranit, për të cilin, ai pretendoi se do ta bashkonte Republikën Islamike.


Presidenti Putin tha se ishte i bindur se Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei do të vazhdonte punën e babait të tij të ndjerë me nder dhe do të bashkonte popullin iranian përballë sprovave të rënda.


Ai i bëri komentet pasi qeveria kineze u tha Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit të mos e shënjestronin z. Khamenei në fushatën e tyre të përbashkët ushtarake.


Emërimi sinjalizon një gatishmëri për të vazhduar luftën me ShBA-ës dhe ka të ngjarë të zemërojë Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, ka thënë se udhëheqësit iranianë të emëruar pa miratimin e tij nuk do të zgjasin shumë.


Raportohet se Rusia i ka dhënë Iranit informacione për të goditur objektivat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.


Informacioni çoi në sulme të sofistikuara që përfshinin raketa dhe dronë iranianë kundër radarëve, anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë.


Moska nuk ka ofruar mbështetje formale ushtarake për të shpëtuar regjimin, me forcat iraniane që pësojnë goditje shkatërruese në tokë, det dhe ajër.


Presidenti Putin riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Moskës për Teheranin në një telegram urimi dërguar Udhëheqësit të ri Suprem Khamenei dhe të botuar në faqen e internetit të Kremlinit të hënën.


Sot, ndërsa Irani po kundërshton një agresion të armatosur, puna juaj në këtë post të lartë sigurisht që do të kërkojë guxim dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm.


Jam i bindur se ju do ta vazhdoni punën e babait tuaj me nder dhe do ta konsolidoni popullin iranian përballë sprovave të rënda.


Nga ana ime, dua të konfirmoj mbështetjen tonë të palëkundur për Teheranin dhe solidaritetin tonë me miqtë tanë iranianë.


Rusia ka qenë dhe do të mbetet partneri i besueshëm i Republikës Islamike.


Ju uroj suksese në përballimin e sfidave që keni përpara, shëndet të mirë dhe shpirt të fortë”, tha Presidenti Putin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page