top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: JEMI TË GATSHËM TË BASHKËPUNOJMË ME EVROPIANËT PËR TË STABILIZUAR TREGUN E ENERGJISË POR ATA DUHET TË NA DËRGOJNË NJË SINJAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 9
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia është e gatshme t’u garantojë vendeve të Bashkimit Evropian furnizimet me naftë dhe gaz të nevojshme për të stabilizuar tregjet në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga lufta në Gjirin Persik, por që kjo të ndodhë, asaj i duhet një sinjal” nga evropianët”.


Kështu tha Presidenti Vladimir Putin - i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, në një takim në Kremlin, kushtuar situatës së tregut.


Moska, ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që do të paraqisnin për sektorin e energjisë përpjekjet për të destabilizuar Lindjen e Mesme”, tha ai.


Presidenti Putin deklaroi se prodhimi i naftës në Gjirin Persik rrezikon të ndalet plotësisht këtë muaj për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Moska mbetet një furnizuese e besueshme e energjisë, dhe gjithmonë ka qenë e tillë.


Tani për tani, ne po rrisim furnizimet për partnerët tanë të besueshëm në rajone të ndryshme të botës.


Ne do të vazhdojmë të furnizojmë me naftë dhe gaz vendet që janë gjithashtu partnerë të besueshëm.


Po i referohem jo vetëm partnerëve tanë në rajonin e Azi-Paqësorit, por edhe vendeve të Evropës Lindore, si Sllovakia dhe Hungaria”, tha Presidenti Putin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page